Pas 50 vitesh Milwaukee Bucks kampionë të NBA

MILWAUKEE, WISCONSIN – JULY 20: Members of the Milwaukee Bucks celebrate after defeating the Phoenix Suns in Game Six to win the 2021 NBA Finals at Fiserv Forum on July 20, 2021 in Milwaukee, Wisconsin. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Jonathan Daniel/Getty Images)

Milwaukee Bucks është shpallur fituese e NBA. Rikthim te titulli kampion pas 50 vitesh për skuadrën amerikane të basketbollit, që siguron triumfin e dytë në histori.

Finalja e gjashtë kundër Phoenix Suns u fitua 105-98 dhe Milwaukee Bucks fitoi NBA pas suksesit të përgjithshëm 4-2. Heroi i kampionëve të rinj ishte Giannis Antetokounmpo.

26-vjeçari grek shkëlqeu në mbrojtje dhe në sulm, zhvilloi një nga ndeshjet më të bukura të karrierës dhe ndihmoi skuadrën e tij të arrinte në majë me 50 pikët e realizuara.

Vetëm gjashtë basketbollistë të tjerë ia kanë dalë të shënojnë këtë shifër pikësh në finale. Dominim dhe sezon fantastik për Milwaukee, që kurorëzon gjithçka me trofeun e madh të NBA. /abcnews.al

Read Previous

David Alaba prezantohet te Real Madridi

Read Next

Liqeni i Ohrit, muzeu i fosileve të gjalla