Pas 18 vjetësh falet gjaku, pajtohen familjet Mataj dhe Nushi

Në Kishën e Shën Mihillit në fshatin Doblibarë të komunës së Gjakovës u mbajt ceremonia e faljes së gjakut në mes të familjes Mataj nga fshati Bërdosanë dhe asaj të familjes Nushi nga fshati Vraniq.  Kryeplaku i familjes Mataj, Preni ia fali gjakun e djalit Vitorit familjes Nushi. Të dy familjet e shtrin dorën e pajtimit pas 18 vjetësh, sepse siç dihet rasti tragjik i familjes Mataj ka ndodh me 26 qershor të vitit 2003. Kjo ceremoni dhe ky akt, i vlerësuar si shumë i rëndësishëm dhe shembull për raste tjera, u ndërmjetësua nga famulltari I famullisë së Doblibarës Don Albert Jakaj, nga famulltari i Famullisë në Bishtazhin Dom Lush Sopi.

Pajtimi në mes të këtyre dy familjeve përkoi edhe me festën e Shën Nikollit u tha në këtë ceremoni.

Jemi vëllezër si në të mirë, e ashtu në të vështirë. Të gjithë së bashku duhet të angazhohemi, që të mos kemi familje në hasmëri u tha nga përfaqësuesit e të dy familjeve.

Ajo që historikisht e ka karakterizuar traditën shqiptare ndër shekuj është falja e gjakut. Nga këtu u bë thirrje që edhe familje të tjera me konflikte të ngjashme të bëjnë të njëtjën gjë.

Read Previous

Tingujt magjik të Shkëlzen Dolit do të jehojnë në Spanjë

Read Next

Fshati Doblibarë ndez dritat e festave të fundvitit