Pas 12 orëve gjendet turisti gjerman në Shqipëri

Gjendet turisti Gjerman i cili ditën e djeshme kishte humbur në Gadishullin e Karaburunit, shkruan Euronews.

Policia e Orikumit ka kërkuar gati 12 orë për të gjetur 73-vjeçarin gjerman së bashku me qenin e tij i cili prej mëngjesit te djeshëm kishte humbur kontaktet.

Sipas policisë së Orikumit e cila vijon të jetë në Karaburun , gjermani 73 vjeç është mirë dhe ka nisur mesazh ( sinjal ) nga vendi ku ndodhet në “Skalom të Beget” një gji në afërsi të Bristanit mbas bazës së Pashalimanit.

Turisti gjerman është i apasionuar pas ( hiking) ecjeve dhe kryesisht vendeve të pa eksploruara. Ndërkohë që policia ka kontaktuar me 73-vjeçarin dhe po shkon në gjirin ku ai qëndron./Alsat.mk/

Read Previous

Dështon transferimi i De Jongut te “Djajtë e Kuq”

Read Next

“Parajsa në tokë”, ju prezantojmë me destinacionin mahnitës