Parisi vendos rekord për bileta të shitura për Lojëra Olimpike

Pak ditë para fillimit të Lojërave Olimpike “Parisi 2024”, 8,8 milionë bileta janë shitur për ngjarjet olimpike dhe 1 milion të tjera për Lojërat Paralimpike, që mbahen dy javë më pas.

Kështu është thyer rekordi prej 8,3 milionë bileta të shitura nga “Atlanta 1996”.

E kemi arritur rekordin javë më parë”, ka thënë shefi i këshillit organizativ, Tony Estanguet.

“Jemi krenarë që tashmë kemi thyer rekordin. Por mundemi edhe më mirë”, ka shtuar Estanguet me optimizëm.

Organizatorët presin që numri i bileta të shitura për Lojërat Olimpike të kalojë shifrën e 10 milionë, ndërsa për Lojërat Paralimpike synohen 3,4 milionë bileta të shitura.

Numër rekord i shikuesve pritet edhe në Ceremoninë Hapëse, që do të mbahet në lumin Sena./Koha.net

Read Previous

Kështu mund të parandaloni thirrjet dhe mesazhet e padëshiruara në Viber

Read Next

AUV shton masat e kontrollit për produktet e shpezëve nga Brazili