Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Në Kosovë, javën e ardhshme, pritet të mbajë mot me vranësira, reshje shiu dhe dëbore, si dhe me intervale me diell.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se temperaturat do të jenë të ulëta, si dhe do të ketë erëra mesatare deri të forta.

Më poshtë e keni motin e plotë nga e hëna deri të premten:

E hënë – Mot kryesisht  i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat do të pësojnë ulje. Gjatë natës vonë parashihen reshje bore.

E martë – Mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore. Temperaturat do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.

E mërkurë – Mot me vranësira dhe reshje shiu e bore. Temperaturat do të mbesin të ulëta tipike dimërore.

E enjte – Mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat më të fokusuar parashihen për rreth relievit malor. Në vlerat e temperaturave maksimale parashihen rritje të lehta.

E premte – Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje.

Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra mesatare deri të forta kryesisht  nga drejtimi i verilindjes.

/KlanKosova/

Read Previous

Qerkini: T’iu tregojmë të gjithë atyre që s’po marrin vesh, që liria më të vërtetë e ka një emër

Read Next

Cilat janë vendet të cilat ndajnë më shumë të dhëna me policinë?