Parashikimi i motit gjatë fundjavës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në parashikimin e motit.

Read Previous

Në Gjakovë organizohet turneu ndërkombëtar i Muay Thai “Smajl Haradinaj”

Read Next

​35 vjetori i vdekjes së Lasgush Poradecit