“Handikos” në Gjakovë shënon Ditën e Autizmit me aktivitetin “Dyert e hapura”
Kush do të luajë në finalen e Champions League më 10 qershor? Iker Casillas nuk ka dyshime: “Finalja do të jetë Real Madrid-Napoli”. Këtë parashikim të bujshëm e ka bërë ish-portieri i njohur spanjoll për DAZN.
Për të mbërritur në këtë finale hipotetike të Stambollit, sikurse “vë bast” ish-portieri i shquar i Real Madridit dhe kombëtares iberike, megjithatë mbetet një rrugëtim i vështirë për të dyja palët.
Skuadra e Spallettit do të përballet me Milanin (me të cilin humbi dje 0-4) në çerekfinale, më pas ndoshta me fituesin e Inter-Benfica në gjysmëfinale.
Të besuarit e Carlo Ancelottit, nga ana tjetër, do të luajnë kundër Chelsea dhe më pas, në ndeshjen e radhës, përballë fituesit të Bayern Munich-Manchester City, nëse ia dalin me sukses në çerekfinale. /Telesport.al