Pamje spektatore nga Mali i Nemërçkës, maja më e lartë në Jug të Shqipërisë

Nemërçka është një vargmal i ndodhur në kufirin midis bashkive të Gjirokastrës dhe Përmetit në jug të Shqipërisë.

Në rrjetet sociale është publikuar së fundmi një pamje magjepsëse nga maja më e lartë e këtij vargmali shumë të vizituar nga të apasionuarit pas natyrës në Shqipëri.

Maja e Papingut është pika më e lartë, 2,482 metra, e Nemërçkës, gjë që e bën majën më të lartë në krahinën malore jugore.

Vargmali i famshëm mes alpinistëve vendas dhe të huaj është habitat i disa specie kafshësh të egra. Ai vizitohet gjithmonë e më shumë nga turistët e huaj. /Telegrafi/

Read Previous

“Trepça” nis sistemimet e punonjësve për të forcuar prodhimin dhe operacionet

Read Next

Finlanda mbështet rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së: Takim mes Hasanit dhe Valtonen