Pacienti luan në saksofon gjatë operacionit në tru

Një burrë u operua nga një tumor në tru ndërsa ishte zgjuar dhe luante himnin e Mamelit me saksin e tij.

Operacioni i kryer në Spitalin Ndërkombëtar Paideia në Romë ishte krejtësisht i suksesshëm.

Pacienti është mirë dhe tashmë ka dalë nga spitali. 35-vjeçari kujton qetësinë e ndjerë në ato orë të vështira kur mundi të mbështetej në instrumentin e tij për t’u qetësuar.

Vendimi për të luajtur saksofon gjatë operacionit është marrë nga pacienti, një dashamirës i madh i muzikës.

Dhe kështu instrumenti u soll në sallën e operacionit dhe 35 vjeçari ishte në gjendje të luante atë ndërsa ekipi punonte për të hequr tumorin pa kompromentuar funksionet e trurit./Alsat.mk/

Read Previous

OBSH paralajmëron dimër “brutal” në Ukrainë

Read Next

Ndërtesa e Qeverisë se Kosovës ndriçohet me ngjyrë rozë, në mbështetje të të prekurve me kancer të gjirit