Osmani uron Sierra Leonen në Ditën e Pavarësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e Pavarësisë ka uruar shtetin e Sierra Leones.

Përmes një postimi në rrjetin social, X, Osmani shprehu urimet për shtetin e Sierra Leones si dhe për presidentin Julius Maada Bio.

“Në Ditën e Pavarësisë së Sierra Leones, ne i shprehim urimet tona më të mira Presidentit Julius Maada Bio dhe popullit të Sierra Leones. E ardhmja të mbajë prosperitet, paqe dhe sukses të vazhdueshëm për kombin tuaj të gjallë”, ka shkruar Osmani në “X”./EpokaeRE

Read Previous

CEFTA dhe WB6 CIF bashkohen për të fuqizuar zërat e bizneseve

Read Next

​Sondazhi: Biden në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave