Osmani takon kryeministrin e Katarit, shpreh gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu është takuar me kryeministrin e Katarit, Sheikh Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al Thani gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Dohas.

Presidentja ka vlerësuar lartë marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve tona. Në kontekstin e Forumit të Dohas, Presidentja Osmani ritheksoj përpjekjet e përbashkëta të Kosovës dhe Katarit si dy vende paqedashëse, gatishmërinë për t’i adresuar sfidat bashkëkohore.

Presidentja falënderoi kryeministrin për mbështetjen ndaj Kosovës që nga paslufta, duke përfshirë realizimin e projekteve të ndryshme të financuara nga populli dhe shteti i Katarit.

Po ashtu, Osmani shprehu gatishmërinë e institucioneve tona të thellojnë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Shtetin e Katarit.

Presidentja vlerësoi rolin e rëndësishëm të Katarit në mbështetjen e Kosovës në iniciativa të ndryshme ndërkombëtare.

Ajo potencoi nevojën për të avancuar bashkëpunimin diplomatik, duke u anëtarësuar edhe në organizata ndërkombëtare në të cilat Kosova akoma nuk është si dhe për të rritur numrin e njohjeve për pavarësinë e Kosovës. 

/Telegrafi/

Read Previous

Ferran Torres i bën kërkesë Barcelonës që të transferojë një lojtar nga Man City

Read Next

Ministri i Jashtëm ukrainas flet pas takimit me Biden dhe Blinken