Osmani takoi presidentin e Letonisë, diskutuan edhe zhvillimet e fundit në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Nju Jork ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka takuar presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs.

Në takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në vend ndërsa Osmani ka theksuar se Kosova mbetët e përkushtuar për paqe dhe siguri afatgjatë.

“Krahas marrëdhënieve bilaterale, në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, rajon e më gjerë, me ç’rast Presidentja Osmani ritheksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe siguri afatgjate. Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin Rinkēvičs për mbështetjen e vazhduar të Letonisë për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, ka njoftuar Presidenca.

/telegrafi/

Read Previous

KB “Vëllaznimi” zhvillon përgatitjet përfundimtare në prag të fillimit të sezonit 2023/2024

Read Next

Gërvalla takohet me Blinkenin e Jolyn: U pa lidhja e fortë Kosovë-ShBA në shkëmbimin tonë të shkurtër