Gërvalla takohet me Blinkenin e Jolyn: U pa lidhja e fortë Kosovë-ShBA në shkëmbimin tonë të shkurtër

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, është takuar sërish shkurtazi me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe me homologen e saj kanadeze, Melanie Joly.

“Sërish kënaqësi të takoja kolegët e mi të vlerësuar, Melanie Joly (Kanada) dhe Antony Blinken (ShBA)”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

“Si gjithmonë, lidhja e fortë midis Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u duk në bisedën tonë të shkurtër por substanciale”.

“Mirënjohëse për besimin dhe çiltërsinë! Krenare po ashtu që ta quaj Kanadanë aleate dhe mike”.

Këto takime po vijnë gjatë qëndrimit të Gërvalla-Schwarzit në ShBA.

/klankosova/

Read Previous

Osmani takoi presidentin e Letonisë, diskutuan edhe zhvillimet e fundit në Kosovë

Read Next

Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve