Presidentja Osmani takohet me studentët shqiptarë në ShBA, i’u premton mbështetje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me studentët shqiptarë në Universitetin Columbia në Nju Jork.

Përmes një postimi në platformën X, Osmani ka premtuar mbështetje për studentët.

“Studentët tanë janë shtylla kurrizore e së ardhmes sonë. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë që secili prej tyre të ketë mundësinë të shkëlqejë dhe të dhurojë”, ka shkruar Osmani.

Ajo mes tjerash thekson se “kur mendjet tona të reja lulëzojnë, Kosova lulëzon”. /EO/

Read Previous

Rusia me kufizime të reja për naftën, pritet rritje e çmimeve

Read Next

Beqa: Misri sivjet ka rendiment të bollshëm