Osmani nga Samiti i Brdo Brijunit: Kosova vazhdon të luajë një rol për të ardhmen e rajonit

Presidentja Vjosa Osmani, nëpërmjet një postimi në platformën X, ka shkruar se Kosova po luan një rol aktiv në të ardhmen e Ballkanit.

Osmani, e cila është e ftuar në Samitin e Brdo Brijunit, ka potencuar se është mirënjohese për pritjen e ngrohtë që iu është bërë në Shkup.

“Kosova vazhdon të luajë një rol aktiv për të kontribuar në të ardhmen e rajonit tonë dhe është e përkushtuar në rrugën tonë euroatlantike”, ka shkruar ajo. /EO

Read Previous

22 vite nga tragjedia e 11 Shtatorit, Presidenti Begaj: Qëndrojmë në solidaritet me SHBA-në

Read Next

Kusari-Lila për takimin Kurti-Vuçiq: Bashkësia ndërkombëtare të vlerësojë drejtë kush është palë destruktive