22 vite nga tragjedia e 11 Shtatorit, Presidenti Begaj: Qëndrojmë në solidaritet me SHBA-në

Kanë kaluar 22 vite nga sulmi terrorist në Kullat Binjake në SHBA, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona. Sulmi ndaj kullave u krye më 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 radikalësh, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Këtë ngjarje e ka kujtuar dhe Presidenti i vendit, Bajram Begaj, i cili ka shprehur solidaritet me Shtetet e Bashkuara. Ai ka theksuar lufta kundër terrorizmit na bashkon, duke forcuar vendosmërinë tonë për paqe dhe siguri.

“Sot ndalemi për të kujtuar ngjarjet tragjike të 11 shtatorit. Ne qëndrojmë në solidaritet me Shtetet e Bashkuara, duke nderuar jetët e humbura atë ditë. Lufta kundër terrorizmit na bashkon, duke forcuar vendosmërinë tonë për paqe dhe siguri”, ka shkruar Begaj në rrjetet sociale.

/Telegrafi/

Read Previous

Rritja ekonomike në BE më e ngadalshme sesa pritej, parashikimi është ulur në 1.4 për qind

Read Next

Osmani nga Samiti i Brdo Brijunit: Kosova vazhdon të luajë një rol për të ardhmen e rajonit