Kusari-Lila për takimin Kurti-Vuçiq: Bashkësia ndërkombëtare të vlerësojë drejtë kush është palë destruktive

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se Kosova në vazhdimësi është treguar e përkushtuar në zbatim të marrëveshjeve me Serbinë.

Por sipas saj, pala serbe gjithmonë ka qenë destruktive në këtë proces. Ajo shton se presin që të paktën bashkësia ndërkombëtare të ketë vlerësim të drejtë e të saktë se kush është palë deskteikve dhe kush e ka eskaluar situatën.

“Besoj që ajo që në vazhdimësi Kosova ka treguar përkushtim për zbatimin e marrëveshjeve. Tash ka kaluar një vit prej është prezantuar plani franko-gjerman. Serbia gjithmonë ka qenë palë destruktive në dialog, siç ishte edhe ia me zgjedhjet”.

“Presim që të paktën nga bashkësia ndërkombëtare që të ketë vlerësim të drejtë dhe të saktë se kush është palë deskteikve dhe kush e ka eskaluar situatën. Kosova nuk mund të jetë njëanshëm subjekt i trajtimit. Jemi të përkushtuar për njohje të ndërsjellët”, tha ajo. /EO/

Read Previous

Osmani nga Samiti i Brdo Brijunit: Kosova vazhdon të luajë një rol për të ardhmen e rajonit

Read Next

Alpinisti i mbijeton rënies nga 600 metra lartësi – në një nga malet më vdekjeprurëse në Zelandën e Re