Osmani në Ditën e Kushtetutës: Zbatimi i saj përshpejton procesin drejt integrimit euroatlantik

Me rastin e Ditës së Kushtetutës, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Kushtetuta jonë është udhërrëfyese, ndaj zbatimi pakompromis i saj na ndihmon dhe përshpejton procesin tonë integrues drejt familjes së madhe euroatlantike.

“Sot, në ditën e miratimit të Kushtetutës, e cila është normë supreme që përcakton identitetin dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike, rikonfirmojmë përkushtimin tonë institucional për zbatimin dhe afirmimin e këtyre vlerave. Kushtetuta jonë është udhërrëfyese, ndaj zbatimi pakompromis i saj na ndihmon dhe përshpejton procesin tonë integrues drejt familjes së madhe euroatlantike”, tha e para e shtetit. /Klankosova.tv/

May be an image of text

Read Previous

Haxhiu: Është hapur subvencioni për gratë që janë pjesë e familjeve të personave të zhdukur gjatë luftës

Read Next

Sejdiu: Mjekët po refuzojnë të punësohen në qendrat mjekësore në qytetet e Kosovës