Orban: Hungaria nuk do të bëhet një vend imigrantësh

Creator: Claudia Greco | Credit: REUTERS

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha sot se vendi nuk do të bëhet një vend emigrantësh, pavarësisht se çfarë bën Brukseli.

Orban vuri në dukje se që nga viti 2015, kur ishte “kulmi i krizës së emigrantëve”, Hungaria ka bërë thirrje vazhdimisht për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian.

“Në vend që të ankohej dhe të shmangte përgjegjësinë, vendi mori frymë thellë, ngriti një gardh dhe ndaloi emigrantët.

Hungarezët u ngritën në mbrojtje të interesave të tyre dhe nuk u bënë vend emigrantësh dhe nuk do të bëhen, pavarësisht se çfarë bën Brukseli. Hungaria është e hungarezëve, pikë”, theksoi Orban. /abcnews.al

Read Previous

Si po ndikon Rusia në zgjedhjet në mbarë botën?

Read Next

Atletico Madrid, Koke: Klubi bëri sforco të mëdha në merkato, na takon ne të mundim Real e Barça