Një listë me rregulla (të çuditshme) që duhet të ndjekë çdo anëtar i familjes mbretërore!

Nëse keni menduar se të qenit pjesë e familjes mbretërore do të thotë “veshje elegante dhe udhëtime në gjithë botën” e keni gabim. Pas asaj që shihni, ka një sërë rregullash rigoroze që duhet t’i zbatojnë të gjithë. Një nga kufizimet më të çuditshme është se në pallatin Buckingham s’mund të ketë hudhra të pranishme.

Njihuni më poshtë me 28 prej rregullave më të rrepta dhe më të çuditshme të familjes:

1. Kur mbretëresha ngrihet në këmbë, duhet të ngrihen të gjithë.

1. Kur mbretëresha ngrihet në këmbë, duhet të ngrihen të gjithë.

2. Kur të gjithë hanë si familje, askush nuk ha më, pasi mbretëresha ka mbaruar së ngrëni.

3. Përkulja te burrat dhe një përkulje pak më e lehtë te gratë kërkohet sa herë duhet të përhshendetet mbretëresha.

4. Anëtarët e familjes mbretërore marrin një emër të ri kur martohen.

5. Shfaqja e tërheqjes fizike në çift, madje edhe mbajtja e duarve ndalohet, veçanërisht gjatë udhëtimeve.

6. Çdo martesë duhet miratuar më parë nga monarkia.

7. Mbretëresha zgjedh kurorën e nuses në një dasmë.

8. Familja s’mund të ketë pikëpamje politike.

9. Loja “Monopoly” është e ndaluar.

10. Bisedat gjatë darkave me të ftuar kanë një rregull: Gjatë vaktit të parë mbretëresha bisedon me personin në të djathtë dhe gjatë vaktit tjetër, me personin në të majtë.

11. Kur një anëtar i familjes udhëton jashtë vendit, është e detyrueshme të përgatisin një veshje të gjithën në ngjyrë të zezë, në rast të një vdekjeje të papritur.

12. Dy trashëgimtarë nuk lejohet të udhëtojnë bashkë.

13. Familja nuk lejohet të nënshkruajë autografë apo të bëjë selfie.

14. Mbretëresha mban gjithmonë dorashka, pasi nëse i duhet të takojë shumë njerëz, mund të sëmuret nga kontakti i shpeshtë.

15. Familja mbretërore s’mund të veshë gëzof. (Ky është një nga rregullat e thyer më shpesh).

16. Ulja e të ftuarve në evente është gjithnjë e mirëpërcaktuar bazuar tek mosha, gjuha, interesat etj. Ka një zyrë të tërë që merret vetëm me organizimin e të ftuarve dhe mënyrës se si dhe ku do ulet secili.

17. Gratë duhet të përdorin kapele në të gjitha eventet formale.

18. Nëse eventi është pas orës 6, kapelet ikin dhe vendosen kurorat.

19. Familja duhet t’i pranojë dhuratat.

20. Nëse një grua vjen në një event me pallto, nuk duhet ta heqë atë.

21. Anëtarët e familjes duhet të dinë sa më shumë gjuhë të huaja.

22. Pasi një bisedë me mbretëreshën mbaron, duhet të largohet ajo e para dhe askush të mos ia kthejë shpinën.

23. Nëse mbretëresha e lëviz çantën nga dora e majtë në të djathë, ajo po i bën me dije stafit se ka mbaruar bisedën në të cilën ishte.

24. Kur vendos çantën mbi tavolinë, darka ka mbaruar zyrtarisht.

25. Burrat duhet të veshin uniformën në evente formale.

26. Pseudonimet ndalohen rreptësisht.

27. Mbretëresha është e vetmja që mund t’i japë makinës, edhe pa patentë.

28. Princ Philip duhet të ecë gjithnjë pas mbretëreshës.

Burimi: Cosmpolitan, Marie Claire

Read Previous

22 vjeçarja vdes nga Covid-19 në Shqipëri

Read Next

​KMDLNj paralajmëron veteranët e luftës: Mos kaloni nëpër Serbi, mund të arrestoheni