Një 39 vjeçar nga Gjakova gjendet pa shenja jete në banesën e tij

Sot rreth orës 18:30, Stacioni Policor-Gjakovë është njoftuar se viktima, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës i lindur në vitin 1983, gjendej pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Ali Hasi” në Gjakovë.

Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku nga personli mjekësor (që kishte dalë po ashtu në vendin e ngjarjes) ishte konstatuar vdekja e viktimës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njesitë përgjegjëse policore si dhe është njoftuar prokurori kompetent i cili ka autorizuar që rasti të trajtohet si hetim i vdekjes.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion

Read Previous

7 persona të arrestuar për “organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” në Gjakovë

Read Next

Sot mblidhen dy komisionet hetimore parlamentare për energji