Nis seanca përkujtimore për Rexhep Qosjen në Kuvend

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka nisur, me një minut heshtje, sot seancën e veçantë përkujtimore në nderim të akademikut Rexhep Qosja.

Seanca, e cila ka filluar në orën 09:00, i kushtohet jetës dhe veprës së një prej figurave më të rëndësishme të jetës akademike dhe kulturore shqiptare.

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja, ka vdekur të enjten në moshën 90-vjeçare, njoftoi familja e tij. Në nderim të jetës së Qosjes, në Kosovë 24 prilli ishte ditë zie.

Pas përfundimit të kësaj seance, Kuvendi pritet të vazhdojë me seancën plenare të paraparë për në orën 12:00, ku në rend dite janë një sërë çështjesh legjislative dhe vendime institucionale. /RTKlive

Read Previous

Publikohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë

Read Next

​Trump: Një sallë gala, “top sekret”, të ndërtohet sa më parë te Shtëpia e Bardhë