Nga e hëna nis vaksinimi i qytetarëve kundër gripit sezonal

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga java e ardhshme do të nis vaksinimi i qytetarëve kundër gripit sezonal.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga MSH.

“Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët se vaksinat kundër gripit sezonal kanë arritur në Kosovë dhe duke filluar nga dita e hënë, do të filloj vaksinimi i qytetarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal”, thuhet në njoftim.

Vaksinimi kundër gripit sezonal mund të bëhet çdo ditë pune në njësitë e vaksinimit në kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare në çdo komunë.

Krahas vaksinimit kundër gripit sezonal, qytetarët ftohen që të vaksinohen edhe me dozat përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

MSh ka siguruar vaksina të mjaftueshme prandaj, ftohen qytetarët që nga data 31 tetor e tutje të vaksinohen. /Telegrafi/

Read Previous

​Verbeek: Do të përkrahim pushtetin lokal në Kosovë edhe përmes projekteve

Read Next

Personat me aftësi të kufizuara, pjesë e stafit të Komunës së Gjakovës për disa ditë