Netflix synon të bllokojë ndarjen e fjalëkalimeve deri në fund të marsit

Në platformën Netflix, epoka e fjalëkalimeve të përbashkëta mund të marrë fund së shpejti.

Pasi ka humbur mbi 200 mijë abonime në vitin 2022, gjigandi amerikan i transmetimit ka vendosur të ndryshojë përsëri strategjinë.

Ky ndryshim kursi është përfolur edhe pak muaj më parë, por tashmë mund të ketë një datë, siç thuhet në një letër drejtuar aksionerëve më 19 janar.

“Ne planifikojmë të zbatojmë ndarjen me pagesë të fjalëkalimeve midis njerëzve që jetojnë në vende të ndryshme, më gjerësisht”, thuhet në seksionin “Produkti dhe Çmimet”.

“Deri më sot, ndarja e përhapur e llogarive – më shumë se 100 milionë – komprometon aftësinë tonë afatgjate për të investuar në përmirësimin e Netflix-it, si dhe në ndërtimin e biznesin tonë”, vijon deklarata.

Data nga e cila kompania do të bllokojë praktikën e bllokimit të llogarive të përbashkëta nuk është bërë e ditur zyrtarisht, por letra drejtuar aksionerëve sugjeron se kjo mund të ndodhë nga muaji mars.

Kësaj i shtohet edhe konkurrenca në rritje nga platformat e tjera, duke përfshirë Disney Plus, Paramount Plus dhe Apple TV Plus.

Aktualisht, plani i abonimit ndryshon në bazë të numrit të pajisjeve që dëshironi të lidheni njëkohësisht, por nuk ka asnjë kufizim në numrin e pajisjeve që mund të lidhni me llogarinë tuaj. /Albanianpost.com

Read Previous

Australi, humbja e kapsulës radioaktive shkakton alarm

Read Next

Moti në Gjakovë