Netflix largon nga puna 150 punëtorë për shkak të humbjes së abonentëve

Netflix ka bërë një shkurtim në stafin e platformës duke i pushuar rreth 150 punëtorë nga puna, një muaj pasi që platforma online e filmave tha se ka filluar të humbas abonentë për herë të parë që nga hapja rreth një dekadë më parë.

Gjiganti i “argëtimit” tha se shkurtimet e stafit do të bëhen kryesisht në zyrat që ndodhen në Kaliforni të SHBA-ve.

Platforma Netflix aktualisht ka të punësuar rreth 2% të fuqisë punëtore të Amerikës Veriore.

Netflix bëri të ditur se shkurtimet e vendeve të punës po ndodhin për shkak të rënies së ndjeshme të të hyrave të kompanisë.

Platforma që ofron transmetime të filmave të ndryshëm aktualisht po lufton një humbje të madhe të abonentëve.

“Këto ndryshime po ndodhin për shkak të nevojave të kompanisë, jo për shkak të performancave në punë, gjë që e bënë këtë më të vështirë për neve, pasi që asnjë nga ne nuk dëshiron që t’u thotë lamtumirë kolegëve tanë aq të mirë”, citohet të ketë thënë kompania Netflix në një deklaratë publike. /Telegrafi/

Read Previous

Erdogan: Nuk do të pranojmë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Read Next

Milani drejt shitjes, zbulohen detajet e marrëveshjes