“Nëse Lista Serbe s’distancohet, të shpallet anti-Kushtetuese”

Lista Serbe duhet të shpallet anti-Kushtetuese nëse distancohet nga sulmi i së dielës po vlerësojnë analistët në vend. Ata thonë se shteti duhet të marrë masa ndaj kësaj partie sidomos pas publikimit të pamjeve nga Manastiri në Banjskë, ku u paraqit edhe nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojiçiq.

Profesori universitar, Dritëro Arifi, tha se shteti i Serbisë në një formë është duke financuar dhe suportuar terrorizmin ndaj Kosovës, sipas tij, me videon që e posedon vendi është fakti më i fuqishëm.

Ai theksoi se nëse Lista Serbe nuk ndërmerr hapa që të përjashtoj Radojiçiqin, shteti duhet që duke u bazuar në ligje aktuale ta përjashtoj Listën Serbe, ta shpallë atë anti-Kushtetuese, dhe ajo të zëvendësohet me ndonjë parti tjetër në Kuvend.

“Skandali vetëm po thellohet, pra nëse mund të shkojmë kështu skandali po shkon duke thelluar sepse ai është edhe në strukturat e shtetit të Serbisë. Serbia në një formë apo tjetër e ka financuar, e ka suportuar terrorizim shtetërorë të Serbisë ndaj Kosovës. Lista Serbe që sot nëse nuk e përjashton Rajdoqiqin, pra kriminelin tashmë të dëshmuar sepse ajo foto është fakti më i fuqishme që e posedon tash drejtësia kosovare”. 

“Ai duhet të përjashtohet sot automatikisht nga Lista Serbe si nënkryetar dhe nga gjitha funksionet që mund ti ketë dhe nëse nuk e bëjnë këtë çështje atëherë duhet që shteti të aktivizohet që Listën Serbe ta përjashtoj dhe ta shpallë si parti anti-Kushtetuese dhe t’i merren të gjitha mandatet dhe ti jepen partive të tjera serbe të cilat kanë qenë në renditje. Pra duhet që të jemi shumë aktiv, por duhet gjithmonë të bazohemi në ligjet që i kemi aktuale që të mos bëjmë as një gabim”, tha ai. 

Analisti politik, Albinot Maloku, tha se nga ky publikim shteti duhet që të filloj që të kontrollojë këtë parti, pasi i pari i saj, Radojiçiq, është dëshmuar se ka qenë pjesë e grupit terrorist.

“Faktikisht edhe në momentin kur krimineli Radojiçiq është shpallur person non-grata dhe është vendos në listën amerikane për një person të padëshirueshëm. Kosova ka provuar të mos ndikohet nga kjo, mirëpo në rrethana aktuale konsideroj që njeriu i dytë ose njëshi në një formë i një subjekti politik që operon në Kosovë do të duhej që instancat që rregullojnë veprimtarinë e partive politike ta verifikojmë jetën e Listës Serbe si subjekt politik brenda rendit kushtetues të Kosovës”.

Ai tha se prezenca e tij në këtë parti tregon se ky subjekt politik është i interesuar që të dëmtoj rendin kushtetues e ligjor të Kosovës. Sipas tij, instancat të cilat merren me çështjen e organizimit të subjekteve politike do të duhej që të përgatitnin mundësit që të ky subjekt politik të shpallej anti-Kushtetues, raporton EO.

“Për arsye se vetë prezenca e nënkryetarit të saj tregon që ky subjekt politik është i interesuar që të dëmtoj rendin kushtetues e ligjorë të Kosovës dhe për pasoj në qoftë se nuk kemi distancim nga Lista Serbe që nuk duket që të jetë, andaj instancat të cilat merren me çështjen e organizimit të subjekteve politike  do të duhej që të njëjtën të përgatitnin mundësit që të shpallej subjekt anti-Kushtetues për faktin që është e angazhuar për prishjen e rendit Kushtetues”, tha ai. /EO/

Read Previous

Për herë të parë një shqiptare zgjidhet anëtare jurie në “Miss USA”

Read Next

Mediumi boshnjak: Terroristët serbë përdorën vetura të MPB-së së Serbisë gjatë sulmit në veri?