Nëntë persona lëndohen nga shpërthimi i një granate dore në tregun e kafshëve

Nëntë persona kanë pësuar lëndime, për shkak të shpërthimit të një granate dore në tregun e kafshëve në Prizren.

Rastin për TV Syrin e ka konfirmuar Toger Shaqir Bytyqi, zyrtar për informim i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit.

“Sot me date 22.11.2023.  rreth orës 04:50, policia ka pranuar informate per nje rast plagosje te Tregu i Kafsheve ne Prizren. Nga informatat e pare  është kuptuar se 9 perona kane pesur lëndime nga shpërthimi i nje granata dore.   Te gjithë te lënduarit janë ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit. Policia ka dal ne vendngjarje dhe  është informuar prokurori kujdestar gjithashtu.  Ne vendngjarje kane dale hetimet rajonale te Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë. Tre te dyshuarit janë identifikuar dhe janë ne kërkim policor”, thuhet në raport. /tvsyrivision/

Read Previous

Raportohen pesë raste të dhunës në familje

Read Next

Kurti: Cilësia e administratës publike garanton anëtarësimin në Bashkimin Evropian