Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit dhe lansohet kampanja “Basket për shnet”

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Korporata Rugove kanë nënshkruar
Memorandumin e Bashkëpunimit.
Qëllimi i këtij Memorandumi është thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Basketbollit të
Kosovës (FBK) dhe Korporatës Rugove përmes realizimit të kampanjës ‘Basket për shnet’, me
anë të së cilës synohet promovimi dhe masivizimi i basketbollit për të gjithë.
Memorandumin e kanë nënshkruar, Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së dhe
Dëfrim Puka, Drejtor i Marketingut në Korporatën Rugove.
“Jemi këtu për të dëshmuar bashkëpunimin e fuqishëm, që FBK ka me Korporatën Rugove,
përkatësisht me Ujë Rugove. Në kuadër të bashkëpunimit për kampanjat e ndryshme, kësaj
radhe do të lansojmë ‘Basket për shnet’. Ideja është që FBK dhe Ujë Rugove të promovojnë
basketbollin nëpër gjithë Kosovën dhe të vetëdijësojmë njerëzit që të merren me basketboll”,
është shprehur Dushku në konferencën për media.
“Për ne është shumë e rëndësishme që të frymëzojmë e të inspirojmë të rinjtë që të merren me
kulturë sportive, përkatësisht basketboll. Duke marrë parasysh forcën e kompanisë tonë,
besojmë se, mund të ndihmojmë në përhapjen e basketbollit në vendin tonë, që të masivizohet
më shumë. Për ne është kënaqësi që jemi partner i FBK-së dhe të ndihmojnë këtë kampanjë”,
ka thënë Puka.


Ujë Rugove do të bëjë shpërndarjen e 1 milion shisheve me sloganin ‘Basket për shnet’ dhe me
elemente të sportit të basketbollit.
Ideja dhe qëllimi i kësaj kampanje është që sporti i basketbollit të ketë shtirje në gjithë territorin
e Kosovës, duke depërtuar edhe në zonat ku nuk ka shtrirje apo ka më pak zhvillim.
Slogani “Basket për shnet”, kujton rëndësinë e aktivitetit fizik dhe lidhjen e tij me shëndetin.
Inkurajon përdoruesit të lidhin sportin me një stil jetese të shëndetshëm

Read Previous

Shënuesi i golit të mbrëmshëm ndaj Realit deklarohet për transferim në Bernabeu

Read Next

Osmani uron presidenten e parë grua të RMV-së: Mezi pres të thellojmë bashkëpunimin mes dy shteteve