Në rajon lajmërohet Murtaja Afrikane e Derrave, kërkohen masat e biosiguris

Agjencia kosovare e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton fermerët dhe gjuetarët, se në shtetet rreth Kosovës, është lajmëruar sëmundja e Mortajës Afrikane të Derrit, prandaj kërkohet nga fermerët që të krijojnë masa të biosigurisë nëpër fermat e tyre.

Duke u bazuar në situatën epidemiologjike të raporteve të publikuara në WOAH (Organizata Botërorë për Shëndetin e kafshëve), sipas AUV, ka informacione për shpërthime të sëmundjes – Mortaja Afrikane e Derrit, në shtetet përreth.

“Të Shqipërisë dhe Malit te Zi tek popullata e derrave të egër. Së fundmi janë prekur fermat e derrave të butë në shtetin e Serbisë në afërsi të kufirit me Kosovën. Andaj urdhërohen të gjithë fermerët mbajtës të Derrave që të ngrisin nivelin e biosigurisë (masat vetëmbrojtëse) në fermat e tyre. Duke aktivizuar barrierat me dezinfektues dhe kufizim të hyrje – daljeve në ferma. Përmes të cilave synohet të mbrohen ekonomitë familjare të fermerëve dhe ekonomia e shtetit”, thuhet në reagimin e AUV-së.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kërkon ngritjen e nivelit të gatishmërisë për institucionet  relevante lokale dhe qendrore: Komunat, MBPZHR, APK, Federata e Gjuetarëve të Kosovës me shoqatat e tyre ne nivel vendi, për marrjen e masave të nevojshme për rastet e dyshimta nga terreni.

“Qytetarët e në veçanti fermerët duhet të lajmërojnë nëse shohin ndonjë derr të ngordhur apo nëse kanë dyshime për sëmundje tek fermat. Zyrat regjionale të AUV-së do të pajisen dhe shpërndajnë materialin informues (postera, broshura ) tek fermerët me këshilla të qarta profesionale për parandalimin e përhapjes se kësaj sëmundje”, thuhet në njoftimin e AUV-së./rtklive

Read Previous

Eurodeputetët Reuten dhe Ilçiq priten edhe nga Konjufca

Read Next

ATK-ja ndryshon procedurat e rimbursimeve