Eurodeputetët Reuten dhe Ilçiq priten edhe nga Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim eurodeputetët Thijs Reuten dhe Ladislav Ilçiq, pjesë e delegacionit të Parlamentit Evropian dhe Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë.

Konjufca i falënderoi eurodeputetët për vizitën, si dhe u shprehu mirënjohje për kontributin e tyre në kuadër të Komisionit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim, duke theksuar rëndësinë e madhe të këtij procesi në marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe BE-së, pjesë e rrugës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Eurodeputetët Reuten dhe Ilçiq shprehën mbështetjen ndaj Republikës së Kosovës dhe angazhimin e përbashkët për të avancuar përpara në proceset e eurointegrimeve.

Kujtojmë se ky takim u realizua në prag të nisjes së Takimit të 11-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë./Express

Read Previous

Bislimi pret eurodeputetët Reuten e Ilçiq dhe kërkon që të hiqen masat ndaj Kosovës

Read Next

Në rajon lajmërohet Murtaja Afrikane e Derrave, kërkohen masat e biosiguris