ATK-ja ndryshon procedurat e rimbursimeve

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se bazuar në Ligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore, i cili ka hyrë në fuqi nga data 28 janar 2024, ka nxjerr rregulloren me të cilën plotëson/ndryshon procedurat e rimbursimeve.

Qëllimi i kësaj rregulloreje të brendshme për procedurat e rimbursimeve është që përmes krijimit të procedurave të shkruara të përcaktohen veprimet ligjore që do të ndërmerren në rastet kur bëhet fjalë për zbatimin e dispozitave ligjore për rimbursime të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), Tatimit në të Ardhurat Personale (TAP) dhe Tatimit në të Ardhurat e Korporatave (TAK).

Kjo rregullore e brendshme shfuqizon “Rregulloren e brendshme mbi procedurat e Rimbursimeve Nr. 2/2023, të datës 25.09.2023 me Nr. Protokolli 09-06-3613”. Kjo rregullore e brendshme hyn në fuqi në datën e nënshkrimit nga drejtori i përgjithshëm i ATK-së./EpokaeRe

Read Previous

Në rajon lajmërohet Murtaja Afrikane e Derrave, kërkohen masat e biosiguris

Read Next

“NATO-ja veproi për shkak të krimeve të tmerrshme si ky që kishte ndodhur këtu”, Hovenier e Rohde nga Krusha e Madhe