Në protestën kundër vaksinimit të detyruar, Vitia krahasohet me nazistin Himmler

Disa qytetarë kanë protestuar kundër vaksinimit të detyruar para Gjykatës Kushtetuese.

Në një pankartë që kanë ngjitur te rrethojat e kësaj gjykate ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia u krahasua me nazistin Heinrich Himmler, i cili njihet si arkitekt i Holokaustit.

Arianit Sllamniku ka ndarë thirrjen për këtë protestë në profilin e tij në Facebook, duke ftuar për t’iu bashkuar protestës kundër vaksinimit të detyruar./GazetaSinjali

May be an image of 7 people, people standing and outdoors

Read Previous

Moti gjatë tri ditëve

Read Next

Vjedhja e energjisë elektrike, 11 të arrestuar