Reshjet e pa pritura ditëve të kaluara nuk kanë qenë aq të dëmshme për bujqësinë. Mirëpo temperaturat e ulta kanë ndikuar në këtë sektor. Kështu të paktën thotë agronomja Jetmira Glloxhani Vula për televizionin tonë.https://www.syri-vision.tv/
Sipas Vulës, vërshimet në muajt e kaluar janë ato që kanë shkaktuar dëme më të mëdha materiale tek fermerët.
Me përmirësimin e temperaturave, kjo është periudha ideale për mbjelljen e misrit.https://www.syri-vision.tv/
Situatë më e ndjeshme paraqitet tek kulturat pemëtare, ku reshjet e borës kanë pasur ndikim në zhvillimin e bimës.
Reshjet e fundit të borës nuk konsiderohet të kenë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike krahasuar me vërshimet që,sipas komisionit monitorues verifikues të dëmeve kanë shkaktuar rreth 80 mijë euro humbje tek fermerët.https://www.syri-vision.tv/