Ndërroi jetë Prof.Dr. Agim Zajmi

Ka ndërruar jetë ish-profesor i Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, prof. dr. Agim Zajmi.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerit.

Ndërkaq , profesori i bujqësisë Imer Rusinovci, ka thënë se Agim Zajmi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por për gjithë kombin shqiptar.

“Ishe profesor me shumë vlera, andaj do të kujtoj si shembëlltyrë për brezat e ardhshëm. Largëpamësia dhe sakrifica e profesor Agim Zajmit, na ka sjellë rrugë të ndritura. Pusho në paqe profesor, dijetar, erudit dhe doajen i agronomisë shqiptare. Lavdi punës dhe veprës së profesor Agim Zajmit. Përjetësisht do te mbetesh i paharruar!”, ka shkruar Rusinovci në “Facebook”

Read Previous

KDI-ja kritikon Kuvendin: Të ndëshkohen deputetët për mospjesëmarrje në seanca

Read Next

Sot ulje e temperaturave, vranët dhe shi