Para protestuesve të mbledhur në shesh, ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka mbajtur një fjalim, duke bërë thirrje për drejtësi, bashkim dhe përgjegjësi institucionale.
Ai u është drejtuar deputetëve të Kuvendit, ndërsa më pas ka adresuar mesazhe edhe ndaj ndërkombëtarëve.
Ai ka mbajtur fjalim para protestuesve në shesh, duke kërkuar drejtësi. Në fjalimin e tij, Haradinaj iu drejtua 100 deputetëve, duke kërkuar nga ta bashkim dhe përgjegjësi. “Unë nuk do të marr shumë kohë këtu. Dy gjëra i kam. E para, ju 100 deputetët që jeni atje, të 100-tit, secili me përgjegjësinë e vet dhe me peshën që ka kërkuar vetë me u ngarku, qoftë të votës, qoftë të premtimeve, ju thërrasim për bashkim! tha Haradinaj.
Ai më pas iu drejtua ndërkombëtarëve, duke thënë se besimi ndaj tyre ishte dhënë për shkak të mbështetjes që, sipas tij, i kishin dhënë luftës së UÇK-së. “Ndërsa ndërkombëtarët, që ju besuam sepse i patëm bindur të na ndihmojnë në luftën e UÇK-së dhe bashkë të fitojmë. Ata u ndanë pa viktima sepse ne na kishin këtu. Ata morën mburrjen, ne morëm lirinë. Por tani ju themi: Na keni tradhtuar dhe na ktheni besimin! Kthenani besimin sepse do t’ju vijë keq juve dhe neve. Nuk mund të na mashtroni se janë dënime individuale. Atje u dënua UÇK-ja, por nga sot e tutje i gjithë populli është UÇK.”, deklaroi ai. /RTKlive