Napoli ka zgjedhur Piolin?

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është bërë kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Napolit dhe thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje në parim me Aurelio De Laurentiis.

Trajnerit të Milanit pothuajse me siguri do t’i tregohet dera në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund një periudhe pesëvjeçare në kryeqytetin e Lombardisë që pati shumë ngritje dhe ulje, duke përfshirë suksesin e tyre të Scudettos në sezonin 2021/22 dhe ecuri deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Milani prej pak kohësh është në kërkim të një zëvendësuesi të Piolit, duke hedhur një rrjetë të gjerë teksa konsideron kandidatë të ndryshëm. Ndërkohë, Napoli është gjithashtu në kërkim të një trajneri të ri.

Siç raportohet nga Daniele Longo i “Calciomercato.com”, Pioli ka qenë në kontakt të ngushtë me De Laurentiis në javët e fundit dhe është bërë kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Napolit në verë, pasi të konfirmohet largimi i tij nga Milani.

Megjithëse stilolapsi nuk është hedhur ende në letër, të dy palët kanë rënë dakord për një marrëveshje trevjeçare në parim përpara verës, duke lënë vetëm detajet përfundimtare për t’u zgjidhur. /KosovaPress/

Read Previous

“Moska akuzohet për gjenocid”

Read Next

Gjykata ushtarake dënon me vdekje 8 ushtarë për braktisje të “vijës së frontit”