Presidentja Shiroka Pula kërkon hetim urgjent për vrasjen e gruas në Pejë
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, pas vrasjes së Arlinda Zekës në Vitomiricë të Pejës.
Nagavci ka njoftuar se në këtë seancë do të kërkohet themelimi i një komisioni hetimor parlamentar, me qëllim të shqyrtimit të përgjegjësisë institucionale dhe zbardhjes së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve përgjegjëse.
Sipas saj, viktima kishte kërkuar ndihmë nga institucionet tri ditë para se të vritej, duke paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj.
Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka theksuar se rasti kërkon drejtësi dhe përgjegjësi, duke kërkuar që të hetohet çdo veprim apo mosveprim institucional që mund të ketë ndikuar në këtë tragjedi.
Ajo ka theksuar se asnjë grua nuk duhet ta humbasë jetën pasi kërkon mbrojtje nga institucionet, ndërsa ka kërkuar që përgjegjësia për rastin të trajtohet përmes një hetimi të plotë dhe pa përjashtime. /RTKlive