Myslimanët kremtojnë Kurban Bajramin

Myslimanët në tërë botën, ashtu edhe në Kosovë, sot po kremtojnë festën e Kurban Bajramit, festë kjo e cila simbolizon sakrificën e besimtarëve ndaj Zotit dhe humanitetin ndërmjet njerëzve.

Ritet për këtë festë nisën me faljen e namazit të sabahut që u bë në ora ora 4:32 minuta.

Namazi i Kurban-Bajramit është falur në orën 5.43 dhe i priu kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, Burhan ef. Hashani, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Read Previous

Para 60 vjetëve e 2 ditëve, lindi kosovari i njëmiliontë

Read Next

​Parashikimi i motit për sot