Musk konfirmon se kishte ndaluar një sulm të madh të ukrainasve ndaj forcave ruse

Elon Musk urdhëroi fshehurazi inxhinierët të mbyllnin rrjetin e komunikimit satelitor Starlink të kompanisë së tij pranë bregut të Krimesë për të parandaluar një sulm të fshehtë ukrainas mbi flotën detare të Rusisë.

Kjo e dhënë është shkëputur nga libri biografik i Elon Muskut, të cilin po e shkruan Walter Isaacson, i cili ka shkaktuar reagime të mëdha tek njerëzit.

Tashmë ka reaguar edhe vetë miliarderi amerikan, duke konfirmuar se ka ndodhur një gjë e tillë ndërsa ka arsyetuar vendimin e tij.

Duke iu përgjigjur një mesazhi në Twitter që përmbledh historinë – me titull “Elon parandalon luftën Bërthamore? – Musk pohoi se “Starlink në fjalë nuk u aktivizuan. SpaceX nuk çaktivizoi asgjë”.

Megjithatë, ai vazhdoi të pretendonte se megjithëse nuk i urdhëroi inxhinierët të fiknin sistemin satelitor, ai refuzoi lutjet ukrainasve për ta ndezur atë.

“Kishte një kërkesë urgjente nga autoritetet qeveritare për të aktivizuar Starlink deri në Sevastopol. Synimi i dukshëm ishte fundosja e pjesës më të madhe të flotës ruse në spirancë”, shkroi fillimisht miliarderi në platformën X.

“Nëse do të kisha pranuar kërkesën e tyre, atëherë SpaceX do të ishte në mënyrë eksplicite bashkëpunëtor në një akt të madh lufte dhe përshkallëzim të konfliktit”, pohoi ai.

Ndërsa dronët e nëndetëseve ukrainase me eksploziv iu afruan flotës ruse, “ata humbën kontaktin”, shkruan Isaacson.

Vendimi i Muskut, i cili i shtyu zyrtarët ukrainas t’i luteshin atij që të ndizte satelitët, u nxit nga një frikë akute se Rusia do t’i përgjigjej sulmit të Ukrainës ndaj Krimesë me armë bërthamore, një frikë që u nxit nga bisedat e Muskut me zyrtarë të lartë rusë.

Ndryshe, libri biografik i pronarit të Teslas do të botohet më 12 shtator të këtij viti. /Telegrafi/

Read Previous

Ish-kryebankieri i BQE-së: Eurozonës i duhen rregulla të reja

Read Next

Emigrantët e paligjshëm, Këshilli i BE-së pritet të firmosë marrëveshje me Shqipërinë për operacionet e Frontex