Musk dhe Zuckerberg përleshen në Romë/ Ndeshja e shumëpritur, në kryeqytetin e gladiatorëve

Edhe pse shumë e cilësuan “një lojë” në rrjetet sociale, multimiliarderi Elon Musk jep detaje të reja në lidhje me ndeshjen që do të zhvillojë në kafaz me CEO-n e Facebook, Mark Zuckerberg.

Përmes një postimi në profilin e tij në X, i njohur si Twitter, Musk njoftoi se ndeshja do të zhvillohet në Itali. Ai madje thekson se ka folur personalisht me kryeministren italiane, Georgia Meloni, në lidhje me detajet. Mirëpo ai nuk i bëri publike.

“Lufta do të menaxhohet nga fondacioni im dhe i Mark. Transmetimi i drejtpërdrejtë do të jetë në këtë platformë dhe Meta. Gjithçka do të zhvillohet në kuadër të një jete të Romës së lashtë, pra asgjë moderne. Kam folur me Kryeministren e Italisë dhe Ministrja e Kulturës. Ata ranë dakord për një vendndodhje epike”, shkruan Musk në një postim në X.

Para disa ditësh, Zuckerberg duke komentuar “luftën” e paralajmëruar, duke konfirmuar në një mënyrë tjetër se ndeshja do të zhvillohet. Ai pati deklaruar se ka sugjeruar datën 26 gusht për konfrontimin fizik, megjithatë asnjëherë nuk ka marrë një konfirmim nga Musk në lidhje me këtë propozim./abcnews.al

Read Previous

Rritet numri i kalimeve ilegale të kufirit në BE

Read Next

McGregor me dhuratë speciale për Joshuan para duelit me Helenius