Murati: Shtesa 50 euro u ekzekutua për muajin tetor, të martën dalin shtesat për shtatorin

Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se dje pos pagës, për punëtorët e sektorit publik është ekzekutuar edhe shtesa prej 50 eurove për muajin tetor.

Ai ka njoftuar se sot do të ekzekutohet shtesa edhe për muajin shtator.

“Në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, është edhe masa mbështetëse për sektorin publik që parasheh shtesën prej 50 euro/muaj, duke filluar nga muaji shtator”.

“Sot, përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor. Kurse nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator”.

Ministri ka thënë se shtesa paguhet veçmas pagës, dhe llogaritet si subvencion i patatueshëm, pra neto.

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri Hekuran Murati e kishin propozuar pakon ku punëtorëve të arsimit e zyrtarëve tjerë publik do t’iu ndaheshin nga 50 euro në këmbim të ndaljes së grevës që kishte kapluar disa sektorë.

Subvencioni është paraparë për muajt, shtatorë, tetor, nëntor e dhjetor të vitit 2022.

/Telegrafi/

Read Previous

​Shqipëria me performancën e dytë turistike më të mirë në botë

Read Next

​Çmimet e derivateve në Kosovë