Drejtoria për Inspektime në krye të detyrës, vazhdon lirimi i hapësirave publike
Qeveria e Kosovës ka aprovuar vendimin për dhënien në shfrytëzim të ngastrave kadastrale për Doganën e Kosovës që do të përdoren për nevojat e ndërtimit të terminaleve publike.
Kjo, derisa në mbledhjen e së enjtes, ministri i financave, Hekuran Murati konfirmoi se në vend më nuk ka mbetur asnjë terminal doganor privat, dhe se Dogana e Kosovës është në proces të rindërtimit të terminaleve ekzistuese shtetërore duke i zgjeruar ato. Aktualisht, sipas tij, kjo po bëhet te terminali i Vermicës.
“Dogana është në proces e sipër të rindërtimit të terminaleve ekzistuese shtetërore marrë parasysh se tashmë jemi në situatën që nga dita e djeshme që nuk ka asnjë terminal privat, ose janë shtetërore si në pikat kufitare ose operohen nga shteti që është në brendi të vendit. Kemi paraparë edhe zgjerimin e terminaleve shtetërore, njëri nga ta që tashmë ka filluar puna është terminali i Vermicës ku përfshihet zgjerimi”, tha Murati.
Kryeministri Albin Kurti u shfaq i kënaqur me këtë raportim të ministrit, se tashmë të gjitha terminalet janë publike. /KosovaPress/