Muja: Subvencionet dhe grantet për kulturat e dëmtuara nga vërshimet hapen para fundit të vitit

Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, në një bisedë për Ekonomia Online ka thënë se komunat, përfshirë edhe Istogun, i kanë bërë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e këtij viti dhe i kanë dërguar ato në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME). Sipas tij, subvencionet dhe grantet për kulturat e dëmtuara nga vërshimet hapen para fundit të vitit.

Muja ka theksuar se që nga viti 2023, në bazë të ligjit për fatkeqësitë natyrore, kompetenca për trajtimin e këtyre çështjeve i takon Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, ndërsa Ministria e Bujqësisë ka rolin e bashkëpunëtores.

“Komunat, përfshirë edhe Istogun, i kanë bërë vlerësimet e dëmeve dhe i kanë dërguar ato në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME). Duhet theksuar se që nga viti 2023, sipas ligjit për fatkeqësitë natyrore, kjo kompetencë i takon Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, ndërsa Ministria e Bujqësisë shërben vetëm si bashkëpunëtore. Qeveria ka krijuar një grup punues për t’u marrë me këto çështje. Roli ynë tani është te pjesa e rigjenerimit të prodhimit përmes subvencioneve dhe granteve për kulturat e dëmtuara. Këto do të hapen para fundit të vitit, pikërisht për t’u dalë në ndihmë fermerëve në nevojë”, tha Muja.

Komuna e Istogut pësoi goditjen më të rëndë bujqësore, me dëme që arritën në 2.9 milionë euro.

Breshri shkatërroi pothuajse plotësisht pemëtarinë (veçanërisht mollët në Kovragë) dhe hektarë të tërë me shalqi e perime.

Read Previous

Vogel: S’ka vullnet në BE dhe te shtetet anëtare për propozime kreative për Kosovën

Read Next

Lazio merr kreun e Serie A, Gattuso kërkon qetësi