Moti sot në Kosovë

Gjatë ditës së premte në Kosovë do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat do të fuqizohen duke krijuar kështu kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 24 deri në 29 gradë.

“Ka ndryshuar situata meteorologjike. Fushat me presion të lartë që ishin prezent mbi vendin tonë dalë nga dalë po dobësohen, kështu që priten ndryshime të elementeve dhe dukurive meteorologjike. Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat do të fuqizohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /KP/

Read Previous

​LDK hap fushatën, Abdixhiku: Më 17 tetor refuzoni popullistët dhe të korruptuarit

Read Next

Presidentja Osmani takohet me Lajçak