Moti në Gjakovë për ditët në vijim

Foto: TV Syri

Që nga e premtja reshjet e shiut janë prezente në komunën e Gjakovës, e situatë e njejtë ka vazhduar dhe gjatë kësaj të hëne ku dita e sotme është karakterizuar me temperaturë nga 3 deri në 9 gradë celsius.

Reshje të shiut parashihen dhe ditëve në vijim e për nesër temperatura parashihet më e lartë se sot duke arritur në 11 gradë celsius.

Të mërkurën dhe të enjtën temperatura minimale parashihet të lëvizë nga 2 deri në 4 gradë celsius, kurse maksimalja 12 dhe 13 gradë celsius.

Të premtën parashihet përmirsim i motit e temperaturë deri në 11 gradë.

Sa i përket fundjavës parashihen përsëri reshje shiu e temperatura më e lartë gjatë së shtunës dhe të dielës do të arrijë deri në 11 dhe 18 gradë celsius.

Read Previous

​Evropa po nxiton të mbushë magazinat me naftë rus përpara embargos

Read Next

NASA: Njerëzit do të jetojnë në Hënë brenda kësaj dekade