Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Reshje me intensitet më të ulët kanë mbizotëruar sot në vendin tonë, me temperatura që kanë lëvizur nga 6 e deri në 9 gradë celsius.
Dita e nesërme sipas parashikimit të motit pritet të karakterizohet me mot me diell, ku temperatura maksimale e ditës do të arrijë deri në 12 gradë celcius.
12 gradë celcius, pritet të jetë temperatura maksimale edhe e ditës së enjte, ku pritet që sërish të rikthehen reshjet e shiut.
Me 0 gradë celcius, si temperatura më e ulët e javës do të nisë dita e premte, ku kjo temperaturë gjatë ditës do të arrijë deri në 12 gradë celcius, dhe do të karakterizohet nga moti me diell.
Ndërsa reshjet e shiut do të jenë prezente edhe gjatë fundjavës, ku temperaturat e këtyre ditëve do të lëvizin nga 3 e deri në 11 gradë celcius.
Me temperatura që do të variojnë nga 2 e deri në 9 gradë celcius, do të karakterizohet dita e hënë, e cila po ashtu pritet të shoqërohet nga reshjet atmosferike të shiut.
