Moti i ftohtë i rikthyer këto ditë rrezikon të mbjellat në Evropë

Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka rënë ka dëmtuar të mbjellat e fermerëve. Në Gjermani, vreshtarët kanë ndezur zjarre të vogla nëpër vreshta për t’i shpëtuar hardhitë nga mërdhirja.

Dimri i sivjetmë ishte i butë dhe i ngrohtë me temperatura që ditët e javët e fundit kanë mbërritur deri në 30 gradë Celsius. Lulet qelën e pemët lulëzuan madje bletët tash e një kohë kanë dalë nga hojet.

Por, dimri e temperaturat e ulëta u kthyen duke pasur ndikim tek frutat, domatet, patatet, specat, fasulen, ullinjtë dhe hardhitë nëpër vreshta.

Prodhuesit e verës nëpër disa vende të Gjermanisë, ditët e fundit I kanë kaluar nëpër vreshta duke i luftuar temperaturat e ulëta që ndikojnë në hardhinë e rrushit. Ngricat e pranverës janë kërcënim për vreshtat pasi mund ta shkatërrojnë një kulturë të tërë rrushi madje para se të dalë vetë fruti.

Në një vreshtë në Bacharach, rreth 50km në jug të qytetit Koblenz, pronarët kanë ndezur shumë zjarre të vogla për t’i mbrojtur hardhitë nga ngrirja. Këto zjarre, mund ta ngrejnë temperaturën pranë tokës për 3 deri 4 gradë Celsius.

Për herë të dytë brenda pesë ditësh në Villeneuve-Loubet, kopshtet janë goditur nga I ftohti dhe breshëri. Të gjitha të mbjellat pothuajse janë shkatërruar ashtu që fermerët do të duhet t’i mbjellin rishtazi./rtklive

Read Previous

Kraja: Gjuha shqipe nuk mbrohet me ligj

Read Next

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte