Mot me shi dhe ulje e temperaturave

Për të martën në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët deri në pjesën e parë të ditës, ku pritet të ketë edhe reshje shiu në të gjithë vendin.

Reshjet do të jenë me intensitet të lehtë dhe mesatar, ndërsa lokalisht mund të jenë më intensive.

Gradualisht gjatë pasdites pritet vranësirat të tërhiqen, raporton MeteoKosova.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12 gradë.

Era do fryjë nga verilindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-47 km/h. /Telegrafi/

Read Previous

Lëndohet Gabrieli, Brazili fton Bremerin

Read Next

25 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes në Paris