Mot i vranët dhe me reshje shiu

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve.

Reshjet më të përqendruara pritet të jenë gjatë orëve të para të 24-orëshit, me mundësi për vetëtimë dhe bubullimë, në mëngjes, si edhe vonë pasdite e gjatë mbrëmjes.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-54 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 12°C. /GazetaSinjali/

Read Previous

Shtylla elektrike të rrëzuara në rrugën Gjakovë-Dollc

Read Next

KQZ: Sot nis afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës