Mos pyet mamin, ta tregojmë ne! Ja ç’dhuratë do ta bënte të lumtur në Ditën e Gruas!

Të jesh grua është gjëja më e bukur në botë. Askush si ajo nuk ndan dashuri, gëzim e lumturi tek të gjithë njerëzit që ka pranë vetes. Përgjatë viteve, Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 Marsi, e ka humbur kuptimin politik dhe është bërë një ditë feste dhe një ditë kur të gjithë meshkujt shprehin dashurinë e tyre për femrat më të shtrenja të jetës.

Më 8 Mars, nënat, motrat, bashkëshortet apo të dashurat marrin lule pa fund dhe dhurata të ndryshme nga bashkëshortët, të dashurit, vëllezërit, baballarët, nxënësit në shkollë apo edhe kolegët e punës. Por çfarë mund t’i dhuroni të dashurës suaj në një ditë si kjo? Ja disa ide që mund ta surprizojnë.

Mesazhe, lule dhe mengjes në shtrat

Kjo mund të jetë dhurata e parë e ditës. T’i thuash fjalët më të ëmbla njeriut më frymëzues të jetës, të paktën në një ditë, mund të jetë një lumturi më vete për të. Mos harro! Femrat duan të ndihen të përkëdhelura. Shkruani së bashku me fëmijët disa mesazhe dashurie në një pusullë dhe tregojani në mëngjes zonjës suaj. Më pas, përgatiteni bashkë me fëmijët mëngjesin dhe dërgojani në shtrat, së bashku me një buqetë unike lulesh.

Për nënat që dashurojnë lulet

Tri vazo me lule natyrale që shkruajnë fjalën MUM (mami – në shqip duhen katër) mund të jetë po ashtu një ide mjaft e mirë për nënën, por kjo natyrisht mund të shfrytëzohet për motrën apo të dashurën, me inicialet e saj.  

Një dhuratë e personalizuar

Për dikë që punon në zyrë, një dhuratë e personalizuar do të ishtë ide mjaft e mirë. Çfarë mund të jetë? Një kartëvizitë e mbushur me komplimente apo me fraza e shprehje të saj gjatë ditëve të punës. Por një dhuratë enkas për të do të ishte gjeniale edhe për një nënë të përkushtuar ndaj shtëpisë dhe fëmijëve. E sigurt që do të kënaqet!

“Këtë herë kuzhinierët jemi ne”

Mund të organizosh një ditë të veçantë ku kuzhinierët janë fëmijët. Kjo mund të jetë një surprizë shumë e këndshme për zonjën e shtëpisë, për më tepër nëse ju nuk hyni asnjëherë në këndin e saj të gatimit, përveç rasteve për të kontrolluar dhe për të pyetur “dhe sa do të bëhet gati”?

Lule në të gjithë shtëpinë

Thjeshtë gjithçka e mbushur me lule natyrale, në çdo kënd të shtëpisë. Pasi ajo të kthehet nga puna, askush nuk mund ta zëvendësojë aromën dhe atmosferën e luleve. Do të jetë gjithçka e bukur dhe ajo do të ndihet si princeshë.

Një set me produkte kozmetike

Mbetet gjithmonë një variant i dashur për femrat: parfum, kremra për trupin dhe flokët, maska të të gjitha llojeve, shampoo etj. janë gjithmonë dashuri për femrat.

Një çantë ndryshe nga të tjerat

Ka shumë çanta? Cila femër nuk ka dhe nuk do të tjera? Një model i ri, kujt nuk do t’i pëlqente? Një çantë e vogël dore nga Rebecca Minkoff vjen në shumë variante ngjyrash. Me lëkurë origjinale dhe madhësi mesatare, kjo do të ishte një zgjidhje e zgjuar për të dashurën.

Read Previous

A do të ashpërsohen masat kundër koronavirusit, flet Valbon Krasniqi

Read Next

Pranvera është afër, ky është fustani që duhet ta keni patjetër në këtë stinë